East Gate Living
Mirë se vini në "East Gate Living"
Imagjinoni mëngjeset të rrethuar nga gjelbërimi i pasur, të keni gjithçka që dëshironi vetëm një hap larg dhe të jeni pjesë e ritmit të ri urban të qytetit.
Të qenit pjesë e kompleksit rezidencial East Gate Living është më shumë sesa të blesh një shtëpi të re, pasi bëhesh pjesë e vizionit për një stil të ri të jetesës moderne. Kompleksi është i rregulluar me një sipërfaqe të madhe gjelbërimi dhe përmban përmbajtje të ndryshme për të rinjtë dhe të rriturit, të plotësuar me zona të gjera për këmbësorë. Parkingu i kompleksit është në dy nivele nëntokësore (niveli -1 dhe niveli -2).


Lokacion ideal për familjen tuaj

Përvojë unike e shopping-ut në "East Gate Mall"
I vendosur vetëm 5 minuta nga qendra e Qytetit të Shkupit, kompleksi rezidencial ka një ndërlidhje të shkëlqyer. Afërsia e bulevardit Aleksandar Makedonski ofron lidhje direkte me autostradën ndërkombëtare E-75 dhe E-76 përmes M4, duke shmangur bllokimet e trafikut në qytet. Dhe nëse planifikoni të udhëtoni me avion, aeroporti ndërkombëtar i Shkupit ndodhet afër, vetëm 15 minuta larg me makinë.
Faza 1
Ndërtimi i katër ndërtesave të para në Bllok A dhe Bllok B ka përfunduar. Banorët e parë të kompleksit rezidencial kanë filluar të jetojnë dhe të shfrytëzojnë funksionalitetet e vetë kompleksit.

Faza 2
Historia vazhdon me ndërtimin e Bllokut C dhe dy ndërtesave të tjera, dhe afati i fundit për përfundim është tremujori i parë i vitit 2026. Në këtë fazë do të jenë në dispozicion 388 apartamente unike (apartamente njëdhomëshe, dy dhomëshe, tri dhomëshe dhe katër dhomëshe me tarraca të mëdha dhe hapësira të gjelbra) në dy ndërtesat që do të kenë nga 13 kate.

Faza 3
Ndërtimi i Bllokut D dhe Bllokut E është planifikuar të fillojë në tremujorin e katërt të vitit 2025, ku do të ndërtohen 4 ndërtesa të reja dhe me këtë do të kompletohet pjesa rezidenciale e kompleksit.